Juventus përgatit ofertën për të joshur Salah

Juventus-i e ka gjetur zëvendësuesin e Paulo Dybala-s. Sipas mediave italiane, Mohamed Salah pritet të jetë ylli i ri që do të luajë për ngjyrat bardhezi.

Ish-lojtari i Roma-s ka kontratë deri në verën e 2023 me Liverpool-in dhe negociatat për rinovimin e saj duken shumë larg. Në këtë situatë është Juventus-i që kërkon të përfitojë.

 

 

Teksa vetëm dy ditë më parë, “Zonja e Vjetër” zyrtarizoi se Dybala nuk do të rinovonte në “Allianz Stadium”, nuk kanë humbur kohë për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Salah është preferenca e parë dhe profili ideal për Juventus-in. 29-vjeçari pëlqehet shumë nga bordi dhe trajneri Massimiliano Allegri.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Në fakt, ai është pëlqyer nga klubi bardhezi qëkurse luante në Serie A me Fiorentina-n e më pas me Roma-n.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventus-i ka gati ofertën për të kënaqur Salah-un. Bardhezinjtë do t’i ofrojnë egjiptianit 10 milionë paund neto në sezon dhe një kontratë katërvjeçare.

Megjithatë, fillimisht Juventus-i duhet të bindë Liverpool-in.

Skuadra angleze pagoi 43 milionë euro në vitin 2017 për të marrë Salah-un nga Roma. Ndërsa, aktualisht ai vlen më shumë se dyfishi i asaj shume.

Salah, nga ana tjetër, thuhet se i ka kërkuar Liverpool-it rreth 400 mijë paund në javë për të rinovuar. Një kontratë e tillë do ta bënte atë lojtarin më të paguar në historinë e Liverpool-it.

Këtë sezon 29-vjeçari numëron 36 paraqitje, 28 gola dhe 10 asiste. Ndërsa, më herët, gjatë kohës që luante në Serie A, ai ka regjistruar 81 paraqitje, 35 gola dhe 22 asiste.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit