Berisha: PD e hapur për çdo anëtar, 6 marsi mesazh bashkimi

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, përmes një prononcimi për mediat para Kuvendit, ka bërë me dije se PD është e hapur për të diskutuar me çdo anëtar.

“Së pari garantoj demokratët në të gjitha nivelet se PD është e hapur dhe vullnet të plotë për të diskutuar për të debatuar me çdo anëtar të saj cilido qoftë ai. Jemi të hapur të bëjmë gjithçka për garantimin e votës së lirë dhe bashkimin e votës së lirë”.

Berisha tha se nuk i njeh qëndrimet e kryesisë, pasi sipas tij janë të shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit, por ai shtoi se është i hapur për tu diskutuar.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

 

“Nuk bëhet fjalë për një kryesi, pasi ajo është shkarkuar më 11 dhjetor. Kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve cilido qoftë ai nuk dëgjohet dhe nuk përfillet. Sanksionimin më të plotë 11 dhjetori e mori me 6 mars. Ajo që unë dua të theksoj është se PD ka institucionin e saj tashmë, operativ dhe të plotë dhe ky është grupi parlamentar”.

“Bashizmi”, sipas tij, “ishte doktrinë e dhunimit të statutit, institucioneve e parimeve të partisë”.

Nga ana tjetër, deputetja e PD-së, Grida Duma është shprehur se në qëllimin për bashkimin e PD nuk duhet të vihen as kushte paraprake dhe as përjashtime.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Lajmet e Fundit