22.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Arrestohet Conor McGregor

Ylli i UFC, Conor McGregor u arrestua në perëndim të Dublinit mbrëmjen e djeshme teksa po ngiste veturën e tij, Bentley Continental GT me vlerë rreth 170 mijë euro.

33-vjeçari irlandez përfundoi në pranga për drejtim të rrezikshëm të makinës në qytet.

Kjo nuk është hera e parë që sportisti me të ardhurat më të larta në botë në vitin 2021 dënohet për shkelje të trafikut rrugor.

Gjithsesi, sipas mediave britanike, kampioni i arteve marciale të përziera është liruar me kusht.

McGregor është akuzuar për ngasje të rrezikshme të makinës dhe do të paraqitet para gjykatës së qarkut Blanchardstoën muajin e ardhshëm.

Ai më parë ishte paraqitur para së njëjtës gjykatë në vitin 2017, kur ishte dënuar me 400 euro për tejkalim shpejtësie.

Në rast të dënimit, luftëtari irlandez do të dënohet maksimalisht me gjobë deri në 5 mijë euro ose gjashtë muaj burgim, ose të dyja.

Një zëdhënës i irlandezit shpjegoi ngjarjen në prononcimin për “Irish Independent”, ku ndër të tjera tha:

“Z. McGregor po udhëtonte me makinë për në palestër kur u ndalua nga policia për shkelje të dyshuara të trafikut rrugor. Ai kaloi me sukses testet e drogës dhe alkoolit”. Makina luksoze e McGregor është sekuestruar përkohësisht.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Trepça dhe Bashkimi nisin sonte betejën për titullin e kampionit

Trepça dhe Bashkimi përballen sonte në ndeshjen e parë të finales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë. Takimi zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, me fillim...

Lajmet e Fundit