Policia e Kosovës tregon shkathtësitë e saj në raste të intervenimit

Sot në kampin ‘Vrella’, Policia e Kosovës ka mbajtur një ushtrim fushor i cili u përcoll nga afër, nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, stafi i lartë menaxhues në krye me drejtorin e përgjithshëm të PK-së, Samedin Mehmeti, si dhe përfaqësues nga ICITAP-i amerikan.

Përmes këtij ushtrimi Policia e Kosovës me zyrtarët e saj të profileve të ndryshme, si nga njësitet speciale, njësitet e reagimit të shpejtë, njësitet për trajtimin e materieve të rrezikshme, njësitet e rendit publik, ekipet mjekësore etj., demonstruan aftësitë dhe shkathtësitë e tyre profesionale, në rast të intervenimit dhe menaxhimit me situata të ndryshme në nivel vendi.

Policia e Kosovës ka njoftuar se përmes realizimit të trajnimeve dhe ushtrimeve në nivele të ndryshme, po dëshmon angazhimin dhe përkushtimin e saj, për të qenë profesionale, e zhvilluar dhe moderne, e pajisur me mjetet e nevojshme policore me qëllim të përmbushjes së synimeve dhe objektivave strategjike, në interes të sigurisë së përgjithshme.

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit