13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Turbekulozit

Në organizim të Drejtorisë së Shëndetësisë në Prizren, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, kanë filluar aktivitetet për shënimin e Ditës Botërore kundër Tuberkulozit.

Aktivitetet për shënimin e Ditës Botërore kundër Turberkulozit në Prizren kanë filluar në “Shatërvan”, përmes shpërndarjes së fletëpalosjeve informuese dhe vetëdijuese rreth kësaj sëmundje nga nxënësit e shkollës së mjekësisë “Luciano Motroni” dhe ata të shkollës “Emin Duraku”.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Burbuqe Berisha, tha se aktivitetet e sotme kanë për qëllim informimin për të ngritur vetëdijen e qytetarëve në lidhje me parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Mjeku nga Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren, Agron Hoxha, foli për rëndësinë e sensibilizimit të qytetarëve në parandalimin e kësaj sëmundje, dhe shtoi se nga kjo sëmundje për fat të keq në nivel vendi kemi rreth 700 raste.

Gjithashtu në këtë aktivitet janë shpërndarë fletëpalosje për sensibilizim të qytetarëve kundër gripit të shpezëve, pas rasteve të reja që janë konfirmuar në Shqipëri, vijoi më tej mjeku Hoxha.

Gjithashtu, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës kundër Tuberkulozit, është mbajtur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare edhe një ligjëratë informuese për këtë sëmundje./TV Prizreni

Më Shumë

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona. Rasti ka...

Plagoset një person afër Xhamisë në Dragash – Policia arreston të dyshuarin dhe jep detaje

Një person është plagosur në qendër të qytetit të Dragashit. Rasti ka ndodhur afër Xhamisë në këtë qytet të Kosovës. I dyshuari është identifikuar nga Policia...

Lajmet e Fundit