16.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Dy vite nga vdekja e Leze Qenës

Ikona e aktrimit kosovare Leze Qena, mëngjesin e së mërkurës të 25 marsit të vitit 2020 dha lamtumirën e fundit. Në moshën 85-vjeçare ajo u përshëndet përfundimisht me skenën, publikun e të gjithë ata që e rrethonin, por arti i saj do të mbetet përherë i freskët e i dashur për publikun, shkruan KultPlus.

Leze Qena, lindur si Elizabeta Spaqi në Prizren, më 2 mars 1935, ishte aktorja më e dashur për publikun shqiptar. Me thjeshtësinë e mjeshtërinë e saj prej aktoreje, ajo diti të bëjë për vete të gjithë.

Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas studimet për aktrim në Prishtinë.

Duke filluar nga viti 1954, si aktore në Teatrin Popullor Krahinor (TPK), ajo u shqua me shkathtësitë e saj interpretuese në shfaqjet e zhanrit komedi. Kreacionet më të suksesshme i dha në shfaqjet “Borëbardha dhe shtatë shkurtabiqët”, “Pjata e drunjtë”, “Kur është gruaja memece”, “Hanka”, “Miu në xhep”, e të tjera. Ka interpretuar edhe role jo të pakta dramatike, ku shquhet për rolin e Ana Frankut te “Ditari i Ana Frankut”.

Në role kryesore ka interpretuar edhe në shfaqjet gjatë viteve ’60 si: “Fjala është për banesë”, “Kvej Llan” (në gjuhën serbe), “Kushëriri prej Amerike”, “E shoqja e Hasan Agës”, “Familja e pikëlluar”, “Autobiografia”, “Nuk martohem me pare”, “Tartufi”, “Duart e papastra”, “Othello”, “Antigona”. Në dekadën pasuese, Qena ka interpretuar edhe në inskenime të tjera si “Perkolgjinajt”, “Të ngujuarit”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Hotel Kashta”, “Zëri i ndërgjegjes njerëzore”, e të tjera.

Pos përvojës së gjatë në skenën teatrore në vend, aktorja Qena do të bënte emër edhe në miniseri televizive e komedi. “Po e zëm, po e zëm” (1970), “Ditari i Lec Pazhecit” (1975), “I ikuri” (1980), “Qesh e ngjesh” (1982), dhe “Shkolla e fshatit” (1987) ishin disa prej performancave të njohura të Qenës me të cilat bëri për vete simpatinë e publikut.

Ishte e martuar me aktorin Xhevat Qena me të cilin u njoftua gjatë interpretimit në skenën e Teatrit Kombëtar, në shfaqjen “Macja mbi çatinë e nxehte”. Së bashku çifti u bë i njohur për një audiencë të gjerë të teatrove.

Përkundër karrierës së gjatë e të suksesshme artistike, sot nuk është paralajmëruar ndonjë aktivitet përkujtimor nga institucionet përkatëse. Por megjithatë, Posta e Kosovës sot do të bëjë promovimin e pullës postare – “Nga arti skenik – Besim Sahatçiu dhe Leze Qena”.

Në mesin e këtij promovimi, të pranishëm do të jenë familjarët e Sahatçiut dhe Qenës, përfaqësues të institucioneve, pjesëmarrës nga sfera e artit dhe kulturës, mediave dhe mysafirë të tjerë.

Më Shumë

Vdes një 60 vjeçar në Prizren, pësoi sulm në zemër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në një hotel. Bëhet fjalë...

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Ylli në finale

Lajmet e Fundit