Ukraina pretendon se 17.300 ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i pushtimit

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë bërë të ditur se Rusia ka humbur rreth 17.300 ushtarë, nga fillimi i pushtimit.

Në njoftimin më të fundit rreth humbjeve të ushtrisë ruse, Ukraina ka shtuar edhe 600 tanke të shkatërruara, 75 rezervuar derivatesh, 131 helikopterë dhe 1.700 mjete të blinduara, transmeton Telegrafi.

Këto shifra vijnë nga Kyiv Independent që janë marrë nga postimi në Twitter i ministris? ukrainase të Mbrojtjes, që tregojnë se ushtria e këtij vendi po reziston fuqishëm.

Madje edhe ekspertë perëndimorë të sigurisë kanë bërë të ditur se ushtria ruse po humb në Ukrainë, dhe se lëvizja e fundit e Kremlinit për tërheqjen e disa njësive, ka të bëjë pikërisht me këtë. /Telegrafi/

Më Shumë

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit