Bislimi tha se mjekët në Kosovë kanë ikur dhe do të ikin gjithmonë, por mjekët kosovarë shkojnë në Gjermani sepse mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë.
Në lidhje me këtë, Oda e Mjekëve të Kosovës ka thënë se neglizhenca dhe nënvlerësimi i vazhdueshëm që i është bërë mjekëve për vite me radhë është shkak që sot vije deri të injorimi i personelit shëndetësor.
Sipas tyre, braktisja e mjekëve kosovarë ka disa arsye themelore, e ndër to si më të rëndësishëm janë kushtet e punës dhe ato socio-ekonomike që kanë të bëjnë me lartësinë e kompensimit të pagës.
“Duke qenë se si organizatë profesionale e cila përmes kompetencave ligjore dhe organeve administrativ vrojtojmë gjendjen e personelit mjekësor, Oda e Mjekëve të Kosovës shprehë zhgënjimin ndaj deklarimeve të zv. Kryeministrit Besnik Bislimi, i cili në takim me komisionin përgjegjës parlamentar ka bërë krahasimin e ikjes së mjekëve kosovarë me mjekët gjermanë”, thuhet në reagimin e OMK-së, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, në reagim thuhet se në kushtet në të cilat punojnë mjekët e Kosovës, pasigurinë sociale të cilën sipas OMK-së e ballafaqojnë për çdo ditë e rrezikshmëria e punës, të thuhet se mjekët kosovarë migrojnë në Gjermani sepse mjekët gjermanë braktisin Gjermaninë është mohim i gjendjes së rëndë kornike, sipas tyre.
Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e Odës së Mjekëve të Kosovës: