Kryetari i Rahovecit i gëzohet suksesit të atletit Erzen Zyberaj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se i është gëzuar pamasë suksesit të atletit nga Drenoci i Rahovecit, Erzen Zyberaj, i cili në maratonën 40 kilometërshe të vrapimit malor në Vodno-Matka të Maqedonisë së Veriut, ka zënë vendin e parë dhe ka thyer rekordin, duke e përfunduar garën për 4 orë e 14 minuta.

“Erzeni është një djalë me shpirt luftarak, që angazhohet e punon me diciplinë, për t’i korrur sukseset e mëdha si ky sot. I dëshiroj suksese të reja në karrierën e tij si vrapues profesionist!”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më Shumë

Në Malishevë fillon dezinsektimi i zonave endemike për parandalimin e EHKK-së

Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), ka nisur zyrtarisht fushata e dezinsektimit të zonave endemike në...

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Lajmet e Fundit