2.2 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Hoxhë Irfan Salihu: Bashkëjetesa pa kurorëzim është e ndaluar – kurorëzimi i vajzës pa lejen e babait është i pavlefshëm në islam

Hoxhë Irfan Salihu ka folur për martesën dhe bashkëjetesën mes çifteve, bazuar në rregullat që i përcakton Islami.

Ai ka thënë se nuk duhet të martohet një femër pa lejën e babait të saj, pasi kurorëzimi është i pavlefshëm.

“Jetën tonë mundohemi ta jetojmë konform mësimeve të krijuesit. Zoti ynë ka parapa norma, nëse i përmbahemi jemi më mirë. Nuk ka mundësi të martohet një femër thotë Muhamedi a.s., pa lejën e babait të saj, apo kujdestarit të saj. Një femër që martohet pa lejën e kujdestarit (babit) të saj, kurorzimi është i pavlefshëm”, tha ai në kojshiashow.

Hoxhë Salihu, shpjegoi se bashkëjetesa nuk ka vend në parimet e islamit.

Ai mori shembull aspektin ligjor, që pa autorizim nuk mund ta vozisësh as veturën e babait, e njëjt sipas tij duhet të veprohet edhe me vajzën.

“Sipas islamit, sikur polici që të kërkon autorizim me e përdor veturën e babës, njëjtë duhet autorizim për çikën. Pra fillimisht duhet të bëhet kurora, pastaj gjerat tjera”.

“Është një dukuri e keqe edhe te djemtë e rinj që falin namaz, kontakton nëpërmjet rrjeteve sociale apo sudimeve, e përfiton zemrën e vajzës e pastaj shkon troket në derë të babës, kur ai s’ia jep çikën tani shkojnë të hoxha….. Është gjynah me përfitu zemrën e vajzës para se me u marrë vesh me babain e saj. Po e them sipas rregullave fetare islame”, u shpreh Salihu./Telegrafi.

Deklarata e tij nga minuta e 51-të emisionit.

Më Shumë

Therje me thikë në Prizren, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

Një burrë kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi dyshohet se është therur me thikë nga një burrë tjetër. Rasti ka ndodhur...

Bashkimi fiton në derbin prizrenas ndaj Junior 06

Bashkimi triumfon ndaj Junior 06 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Superligës së Femrave, me rezultat 85:60 (19:21, 21:7, 22:19, 23:13), raporton PrizrenPress. Bashkimi...

Lajmet e Fundit