13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Benzema ndez zërat e transferimit të Mbappe-s në Real

Kylian Mbappe është i lidhur me një transferim në Real Madrid në fund të këtij sezoni, kur edhe t’i mbarojë kontrata me klubin e tij, Paris Saint Germain.

Mirëpo, Mbappe në kohët e fundit nuk ka komentuar këtë lëvizje, madje ka thënë se ekziston mundësia të qëndrojë te PSG dhe të mos kalojë te Real-i, klub që është edhe ëndrra e sulmuesit.

Megjithatë, një deklaratë e sulmuesit të Real Madrid-it, Karim Benzema, ka bërë të kuptojë se Mbappe nga sezoni i ardhshëm mund të luajë në Madrid.

Benzema theksoi për prestigjiozen “L’Equipe” se me bashkëkombësin e tij në skuadër, spanjollët do të shënojnë dyfishin apo trefishin e golave që kanë shënuar në këtë sezon.

“Futbolli është pasioni im dhe do të mbetem pjesë e kësaj loje derisa të ndihem i motivuar. Për mua ishte një krenari rikthimi në kombëtare, jam adaptuar dhe aty luhet në një nivel shumë të lartë dhe kjo më shtyn për të bërë maksimumin”, theksoi Benzema.

“E adhuroj kohën kur luaj me Mbappe-n në kombëtare dhe do të më pëlqente shumë ta kisha edhe në klub. Besoj se së bashku te Real Madrid do të shënonim shumë, ndoshta dyfishin apo trefishin e golave që shënohen zakonisht përgjatë një sezoni”, tha Benzema.

Në fund, 34-vjeçari zbuloi edhe se El Clasico e humbur ndaj Barcelonës me shifrat 0:4, i ka lënë një “shije të hidhur” pasi sipas tij, shokët e skuadrës nuk treguan asgjë dhe lejuan katalanasit të bënin çfarë të donin në “Santiago Bernabeu”.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Sonte gjysmëfinalja e parë në CHL: Bayern përballë Real Madridit

Mbrëmja e së martes do të jetë e zjarrtë në “Allianz Arena”. Ky vend do të jetë “fushëbeteja” e përballjes mes dy gjigandëve të futbollit...

Sonte, spektakël i basketbollit pritet në Therandë

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë sonte mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po fitojnë 2:1...

Lajmet e Fundit