10.3 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Boksieri i famshëm ukrainas do të ndihmojë Alvarez-in kundër boksierit rus

Ish-kampioni i botës në peshën e lehtë, Alexander Gvozdyk, ka mbërritur në kampin stërvitor të një prej boksierëve më të mirë në botë, kampionit absolut në peshën super të mesme, Saul Alvarez.

Raportohet se ukrainasi do të bëhet një nga partnerët e sparring-ut (simulimeve të ndeshjes) të meksikanit.

Barnatorja bimore ”Bio Drini” po zgjerohet, hap pikën e re në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit

Alvarez po përgatitet për një ndeshje të planifikuar për datën 7 maj kundër kampionit WBA në peshën e lehtë, rusit Dmitry Bivol.

Kujtojmë që boksieri ukrainas është fituesi i bronzit në Olimpiadën e vitit 2012.

Në ringun profesionist, ai regjistron 18 ndeshje, 17 fitore (14 prej të cilave me nokaut).

Gvozdyk e zhvilloi ndeshjen e tij të fundit më 19 tetor të vitit 2019.

Beteja kundër Artur Beterbiev-it u ndërpre në raundin e dhjetë kur rusi rrëzoi tre herë ukrainasin.

Në verën e vitit 2020, Gvozdyk njoftoi tërheqjen e tij nga ky sport.

Më herët, boksieri meksikan Alvarez mposhti boksierin amerikan Plant duke u shpallur kampioni absolut i botës.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 15 vjeçares nga Prizreni, e zhdukur prej dy ditësh

Një vajzë e mitur nga Prizreni raportohet të jetë zhdukur më datën 31 tetor. Bëhet fjalë për 15 vjeçaren Suela Krasniqi, e cila është nga...

Zafir Berisha: Shaqir Totaj viktimë e hajdutëve të PDK-së dhe LDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit aktual të Komunës, Shaqir Totaj, duke e cilësuar si “infantil politik”. Ai...

Lajmet e Fundit