Moti sot e gjatë javës – më shumë diell e më pak vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se situata meteorologjike gjatë kësaj jave vjen drejt stabilizimit dhe ky përmirësim i motit parashihet të ndodhë si rezultat i prezencës së masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Do të ketë më shumë orë me diell e pak vranësira, më të theksuara përgjatë relievit malor.

IHK njofton se nuk  parashihen reshje të asnjë forme brenda kësaj periudhe pesëditësh të parashikimit.

Për shkak të kthjellimeve dhe reshjeve të borës që ranë në viset e larta malore, parashihen ulje të temperaturave minimale deri në -3 gradë Celsius, ndërsa në viset e ulëta minimalet parashihen rreth -2 gradë, e në disa zona për rreth maleve edhe deri -3 gradë Celsius.

Këto temperatura minimale parashihen vetëm në orët e hershme të ditës, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri +7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

Lajmet e Fundit