Më 4 qershor filloristët do t`i nënshtrohen testit të arritshmërisë

Më 4 qershor të këtij viti, filloristët do t`i nënshtrohen testit të arritshmërisë. Sivjet, ky test ka pësuar disa ndryshime, e të cilën nxënësit e shohin sfidues, e mësimdhënësit pasqyrë e punës së mësimnxënies.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, tha se kjo formë e testimit do të ketë rezultate më të mira.

“Ndryshimi do të jetë që për atë se testi I arritshmërisë do të mbahen të dy ditë, dhe jo të gjitha lëndët do të mbahen brenda një dite dhe arsyeja për këtë ka qenë seme një numër të vogël të pyetjeve në një lëndë, nuk mund të vlerësohet në mënyrë të drejtë njohuria e nxënësve në atë fushë. Për tu mundësuar një vlerësim më cilësor është bërë ndarja e testit në dytë në ditë dhe është shtuar numri i pyetjeve për lëndë, në mënyrë që të mund të shihen ato nuancat e zhvillimit tek nxënësit”, tha Pupovci për RTK.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Në testin e arritshmërisë këtë vit do të jenë 200 pyetje në 9 lëndë mësimore, prej tyre 4 shoqërore dhe 5 të tjera shkencore.

Më 4 qershor, testi do të mbahet në lëndët gjuhë shqipe , gjuhë angleze, histori dhe gjeografi. Ndërsa, më 14 qershor testi do të mbahet në lëndët matematikë, informatikë, fizikë, kimi dhe në lëndën e biologjisë.

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit