Punëtorët e KEK-ut kërkojnë tërheqjen e një pjese të Trustit

Kërkesën për ta tërhequr një pjesë nga kursimet pensionale, po e përkrahin edhe punëtorët e KEK-ut.

Kryetari i Sindikatës së këtyre punëtorëve, Nexhat Llumnica në një komunikatë, ka thënë se 91% e punëtorëve po e kërkojnë një gjë të tillë.

“Në emër të punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, si kryetar i Sindikatës përfaqësuese në KEK, ju bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të votojnë për terhejkje të një pjese të Trustit të Kursimeve tona, sepse në çdo matje tona që kemi berë me punëtorët janë 91% për ketë tërheqje, duke u bazuar edhe në situatën aktuale ekonomike paspandemie si dhe ngritjen e çmimeve sidomos në shportën e konsumatorëve. Është shqetësim për neve kjo gjendje derisa ne kemi Kursime, e nuk mund ti shfrytëzojmë në keto ditë të vështira. Sot kemi nevojë për ju, tregone veten!”, ka thënë Llumnica.

 

Më Shumë

Ndërrimi i vendbanimit të disa votuesve i vetmi problem në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren

Proces normal i votimit është raportuar edhe në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren. Sipas udhëheqësit të kësaj qendre që ka folur për Klan Kosovën, deri...

Fatmir Limaj: Fitore! Faleminderit Malishevë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së kutive të votimit, duke shpallur fitoren në atë që historikisht konsiderohet si bastioni...

Lajmet e Fundit