Arrestohet një person në Prizren, në lokalin e tij organizonte lojëra fati

Policia e Kosovës njofton se të premtën rreth orës 22:00 ka arrestuar një person në Prizren nën dyshimin për “Organizim të skemave piramidale”, raporton PrizrenPress

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është arrestuar pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit.

“Si dëshmi janë konfiskuar një monitor, një printer, një llap-top, 17 tiketa të lojërave të fatit dhe 305 euro para të gatshme”, thuhet në raportin policor.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit