14.2 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Porto ndalet në prag të thyerjes së rekordit historik që e mban Milan-i

Skuadra e Porto-s u mposht me rezultat 1:0 nga Braga në mbrëmjen e kaluar në kampionati portugez dhe në të njëjtën kohë kanë humbur një mundësi shumë të mirë për të vendosur një rekord historik.

Bardhekaltrit kishin 58 ndeshje radhazi pa humbje në kampionatin portugez, me skuadrën e Sergio Conceicao-s që disfatën e fundit e ka regjistruar në tetor të vitit 2020, ndaj Pacos Ferreira me rezultat 3:2.

Që nga ajo kohë, Porto ka koleksionuar 48 fitore dhe 10 barazime, duke e çuar në 58 numrin e ndeshjeve radhazi pa u mposhtur.

Një javë më parë, ata shënuan fitore të thellë me rezultat 7:0 ndaj Portimonense-s, kështu duke barazuar rekordin e Milan-it me 58 ndeshje pa humbje në kampionët, teksa këtë javë nuk e shfrytëzuan mundësinë për të vendosur rekord të ri.

Megjithatë, pavarësisht humbjes, skuadra e Porto-s kryeson kampionatin me gjashtë pikë më shumë se Sportingu i Lisbonës, kur kanë mbetur edhe tre javë për t’u luajtur deri në fund dhe ka nevojë vetëm për një fitore që të festojë edhe matematikisht.

Ndërsa sa i përket rekordit të Milan-it, ata kishin regjistruar këtë ecuri pozitive në kohën e Arrigo Sacchhi-t.

Seria pozitive kishte filluar më 26 maj të vitit 1991 ndaj Parma-s dhe ishte ndalur pikërisht ndaj tyre në muajin prill të vitit 1993.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Nderohet vepra e dëshmorit Sinan Thaçi, në 27-vjetorin e rënies heroike

Është kujtuar sot vepra dhe sakrifica e dëshmorit të kombit, Sinan Thaçi, në 27-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares. Homazhet u zhvilluan...

Vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Auron Thaqit

Këtë të enjte në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin e vdekjes tragjike të Auron Thaqit.   Kështu ka konfirmuar për...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit