19.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Kur Zogu i drejtohej “vëllait të tij” për të dërguarin special

Jemi në vitin 1939. Data shënon 29 mars dhe Mbreti Zog I i Shqipërisë i drejtohet “vëllait të tij” përmes një letre.

Normalisht nuk bëhej fjalë për një vëlla “natyral”, por për një tjetër oborrtar.

Ahmet Zogu po i adresohej Vittorio Emmanuelle III, Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë asokohe.

Letra është shkruar në frëngjisht dhe data përkon pak para pushtimit italian të Shqipërisë më 7 prill.

Zogu, përmes letrës, do të caktonte një të dërguar special, pasi mbreti u detyrua të mërgonte në Francë.

I dërguari special ishte një figurë e shquar e kohës, njëkohësisht nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Dhimitër Berati (Demetre Beratti), me sa duket, ishte caktuar nga Zogu për të kryer një detyrë “speciale”, shkruan Albanian Post.

Në përmbyllje, Zogu i uronte mirëseardhjen Emmanuelle-s III.

Roli

Në fillim të vitit 1934, Mbreti Zog i ofronte Dhimitër Beratit postin e ministrit të Ekonomisë Kombëtare.

Në dy vitet e qëndrimit të tij në këtë funksion, marrëdhëniet ekonomike midis Shqipërisë dhe Italisë, u rritën sipas dëshmive të kohës.

Janë me qindra urdhra, telegrame, fjalë dhe biseda, ku provohet se çdo veprim ekonomik i Monarkisë është paraparë së pari në rrafshin politik.

Berati do të spikaste edhe në vjeshtën e vitit 1941, kur me thirrjen e disa patriotëve të tjerë shqiptarë pranoi postin e ministrit të Kulturës Shqiptare.

Shumë shkolla të përuruara në atë kohë si në Kosovë, edhe në Maqedoni (referuar Maqedonisë së Veriut) mbajnë firmat dhe vulën e Dhimitër Beratit.

Me vendosjen e diktaturës komuniste, Dhimitër Berati do të largohej nga Shqipëria.

Letrat

Letra e Zogut renditet mes disa shkëmbimeve në vitin 1939, shkruan Albanian Post.

Por, kjo e fundit nuk figuronte në arkivin e letërkëmbimeve të kohës.

Në Durrës është regjistruar një letër, e cila i drejtohet Basel-it në Zvicër, më 1 maj të 1939-ës.

Ka anulime të mbërritjeve Basel 1 dhe Basel 2 në anën e pasme.

Një tjetër letër nga Durrësi i 12 majit i drejtohet sërish Basel-it në Zvicër.

Kësaj radhe në rrugë tokësore dhe mbante numrin 10 dhe 15.

E radhës është një letër e postës ajrore, e cila u anulua në Tiranë më 27 tetor të vitit 1939 dhe u dërgua në New York.

Ajo mbante numrin 5 dhe 25 me pullën e serisë piktoreske të Pushtimit Italian të Shqipërisë.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2005 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

MKRS në ditën përmbyllëse të festivalit “Hasi Jehon”: Vendtakim kulturor që sjell trashëgiminë e pasur folklorike

Në Gjonaj të Hasit po mbahet (2-4 maj) edicioni i 35-të i Festivalit folklorik “Hasi Jehon 2024”. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një...

Lajmet e Fundit