Fahrije Hoti shpallet “Evropiania e Vitit 2022”

Fahrije Hoti, themeluese e Kooperativës Bujqësore ‘Krushë’ është shpallur ”Evropiania e Vitit 2022”, shkruan KultPlus.

Pra, fituesi do të jetë po ajo figurë që do të marrë më së shumti pëlqime, dhe duke u bazuar në numrin e pëlqimeve, Fahrije Hoti del të jetë më e votuara.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë pati bërë të ditur emrat që janë të nominuar si “Evropiani i Vitit 2022”, ku ndër to ishte dhe Fahrije Hoti. Ndërkaq ajo del të ketë fituar këtë emërtim.

Fahrije është shembulli më i mirë se si të shndërrohet një përvojë e dhimbshme në guxim dhe qëndrueshmëri. Pas luftës, e cila mori burrin e saj së bashku me 243 burra dhe djem nga fshati i saj, ajo dhe të gjitha gratë e tjera të Krushës u përballën me probleme të mëdha për rritjen e fëmijëve pa të ardhura. Sot Fahrije krenohet me Kooperativa ‘Krusha’, një kompani që punëson 50 gra, e cila prodhon një shumëllojshmëri turshish dhe ajvaresh. Historia e saj frymëzuese e bëri atë personazhin kryesor të filmit të nominuar për Oscar, Zgjoi.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë pati bërë thirrje që të votohet një individ apo instuticion që ka kontribuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane në Kosovë gjatë vitit të fundit, andaj dhe Fahrije Hoti është votuar më së shumti për këtë emërtim. / KultPlus.com

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit