Kurti: Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve është përvoja jonë kolektive më e mirë

Kryeministri Albin Kurti, ka përkujtuar 32-vjetorin e faljes së gjaqeve në Verrat e Llukës të Deçanit, ku morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, me ç’rast u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se me moton “Duart e Pajtimit, Duart e Bashkimit”, Lëvizja Gjithëpopullore e Pajtimit të Gjaqeve (1990-1991), ishte prelud i përbashkimit të shqiptarëve para betejave të shumta që pasuan gjatë gjithë asaj dekade deri në çlirim e Kosovës më 1999.

“Lëvizja Gjithëpopullore e Pajtimit të Gjaqeve, është përvoja jonë kolektive më e mirë për forcën që mund të fitojmë nga të qenit të bashkuar si shoqëri dhe si komb! Andaj bashkë me kujtimet e kësaj periudhe të historisë moderne të Kosovës, kjo përvojë vlen edhe sot, për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar ai.

Ndryshe, aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumëbardhë të Deçanit.

Ky aksion u shndërrua në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve dhe falë punës së madhe të veprimtarëve në krye me Anton Çettën kjo lëvizje gjithëpopullore arriti të pajtojë mbi një mijë gjaqe e ngatërresa ndër-shqiptare.

Më Shumë

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Lajmet e Fundit