18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Politika e PDK-së dhe sharjet në Kuvend

Shkruan: Ymer Berisha

Në natyrën e njeriut është i pranishëm edhe momenti kur ne, nuk e njohim edhe vetën tonë, madje nuk e kuptojmë dhe atë që flasim, kemi momente edhe kur gjykojmë, të pa pranuar edhe atë që bëjmë. Deri këtu, konsideroj se, përvoja jetësore na ka mësuar se jemi në rregull.

Jetojmë bashkë me gabimet, por gjithmonë të gatshëm për punë e mësime. Në rastin e analizës sime, z. Abelard Tahirir, deputet i Partisë Demokratike, në Kuvendin e Kosovës, tejkaloi të drejtën publike të të folurit dhe për një moment ‘shanë” duke përfaqësuar mendimin politik të partisë dhe anëtarësisë e saj.

Edhe deri këtu mendoj se jemi në rregull, në afekt edhe gabojmë. Por, pas gabimit çka duhet vepruar, çka na obligon përgjegjësia publike: kërkim falje, po patjetër, por jo të mbesim më kaq, është e pa mjaftuar për nivelin më lartë institucional e partiak.
Vlerësoj se deputeti Tahiri, duhet liruar vetën e tij nga përgjegjësia e të parit të grupit parlamentar të partisë në Kuvend, veprim ky deri diku i mjaftuar, analizuar rastin në këtë analizë.

E çka do ishte më së miri si veprim i deputetit Tahiri, pas sharjes publike në Kuvend: nuk po e jap alternativën tash, mendojeni secili në vetën tuaj, çka do ishte më së miri të vepronte z. Tahiri.

Deputeti që më përfaqëson dhe mua, meqë zyrtarisht jam anëtar i Konventës së Përgjithshme të PDK-së, pas sharjes kërkoi falje dhe më kaq vlerësoi së është i gatshëm akoma për përfaqësim në pozitën e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, në Kuvend!!!
Me çka nuk po pajtohem: Më habit fakti që Partia Demokratike e Kosovës, strukturat e saj dhe vet kryetari, z. Memli Krasniqi, nuk reagoi por, zgjodhi heshtjen si reagim.

Personalisht konsideroj se individi ka të drejtë të gabojë barabartë më të drejtën e punës, angazhimit e përfaqësimit, por nuk e kuptoj, pse ende subjekti politik, PDK-ja, në këtë rast, nuk u distancua publikisht nga “sharja”. (ndjesë nëse e ka bërë e nuk a kam dëgjuar).
Sipas këndvështrimit, fushëpamjes sime, në rastin e deputetit Tahiri, Partia ose Grupi Parlamentar, është dashur që të mblidhet dhe të zgjedhë një deputet tjetër në pozitën e Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

Dobitë e partisë nga ky veprim: Anëtarësia e PDK-së, po edhe qytetarët e Kosovës, do siguroheshin se subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës, është parti e tyre, e qytetarëve dhe institucionet janë vendi ku mbrohen dhe përfaqësohen profesionalisht dhe më përgjegjësi interesat dhe të drejtat e tyre. Në këtë mënyrë do jepnim porosi të qartë publike se politika dhe politikë bërja kërkon kujdes, karizmë, qetësi dhe përgjegjshmëri, edhe në rastet e presionit të lartë, nga do që ai mund të vijë.

Në fund fare, nëse duam, që të na besojnë dhe mbështesin qytetarët dhe grupet profesionale të qytetarëve, partitë duhet të sillën në pajtueshmëri të plotë me përgjegjësitë ligjore, etike, profesionale e politike, nëse duan të jenë të fituara. Përndryshe kam dilema, se vetëm inercioni apo gabimet e të tjerëve mund të na bëjnë fitues të besimit qytetar për përfaqësim në nivel vendi.

 

Më Shumë

Moti sot me diell, temperaturat deri në 34 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë me dije se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë ditës mund të sjellin...

Adriano Galliani martohet serish në moshën 80-vjeçare

Në moshën 80-vjeçare, senatori i Forza Italia, Adriano Galliani do të martohet me të dashurën e tij prej kohësh, Helga Costa. Kjo është martesa...

Lajmet e Fundit