Qyteti më i mirë në botë? Kush tjetër?!..

Është në Spanjë, qyteti ku kalohet më bukur!

Gazeta britanike, “The Telegraph” në rubrikën e udhëtimeve, përzgjedh Barcelonën… Për diellin, largësinë nga aeroporti, hotelet me pesë yje, restorantet me yje “Michelin” dhe plazhet.

“Barcelona kombinon gjithçka që është më tërheqëse në qytetet mesdhetare, me ndikimin kulturor dhe dizajnin e qyteteve në veriun e ftohtë” -citon “The Telegraph”.

“Barcelona ka plazhe spektakolare, ku mund të argëtohesh dhe të bësh sporte në mëngjes, pasdite dhe natë.

Vlen të përmenden gjithashtu, 19 restorantet me yje “Michelin” dhe 39 hotelet me pesë yje, po ashtu se aeroporti ndodhet vetëm 11 kilometra nga qendra e qytetit, i lidhur shumë mirë me autobus, metro dhe tren”– shton tabloidi.

Barcelona ka marrë 588 nga 810 pikët e mundshme në kategori si oferta kulturore, histori, arkitekturë, gastronomi, apo siguri; 32 pikë mbi qytetin e renditur në vendin e dytë, që është Sidnej.

Në vendin e tretë në klasifikim, vjen Kejp Taun, në të katërtin Lisbona dhe në të pestin, Venecia.

Më Shumë

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit