Hungaria hap Konsullatë Nderi në Prizren

Hungaria të mërkurën do ta hap Konsullatën e Nderit në qytetin e Prizrenit.

Në këtë ceremoni prezent do të jenë edhe përfaqësues të Qeverisë së Hungarisë, Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të komunave të rajonit jugor të Kosovës, bëhet e ditur nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun të Konsullatës së Nderit të Hungarisë në Prizren.

Me hapjen e Konsullatës së Nderit në Prizren e cila pritet të hapet gjatë ditës së mërkurë, Hungaria do të jetë vendi i dytë që sjellë përfaqësuesit e saj në qytetin historik të Prizrenit.

Kjo do të jetë agjenda:

15:45 – 16:15 Ceremonia e hapjes së Konsullatës së Nderit të Hungarisë në Prizren, vendi: Rr. Palë Paluca nr. 83, Prizren.

16:15 – 16:30 Nisja në këmbë për në kopshtin e Katedrales “Zoja Ndihmëtare” në Prizrenit, më pas duke kurorëzuar bustet të János Hunyadit dhe Skënderbeut.

16:30 – 17:00 Nisja në këmbë për në “Hotel Centrum” në Prizren dhe një dolli rasti për hapjen e Konsullatës së Nderit të Hungarisë në Prizren.

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit