69 vjeçari në Malishevë në telashe me djalin, e gjuan me gurë dhe i kërkon t’ia ndajë pasurinë si djemve të tjerë

Një 69-vjeçar nga fshati Carallukë i Malishevës e ka denoncuar djalin e tij në Polici, gjatë ditës së djeshme, pasi i njëjti dyshohet se e ka gjuajtur me gurë. Ankuesi ka raportuar në Polici se motivi i sulmit të të birit është pasuria që ai kërkon t’ia ndajë.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari 32-vjeçar e ka gjuajtur babain me gurë dhe i ka kërkuar që edhe atij t’ia ndajë pasurinë siç ka bërë me djemtë e tjerë.

Pas raportimit të rastit, Policia ka arritur që të intervistojë një dëshmitar, i cili ka deklaruar se i riu e ka gjuajtur me gurë babain, por fatmirësisht s’ka arritur ta qëllojë.

Përveç dëshmitarit, Njësia e Hetimeve ka marrë në intervistë edhe të dyshuarin, ndaj të cilit prokurori ka urdhëruar që të iniciohet rasti për dhunë në familje.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Komuna e Rahovecit kërkon sanimin urgjent të punimeve në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, paralajmëron masa ligjore

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec ka reaguar ndaj punimeve të kryera pas riasfaltimit të një grope në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, duke i cilësuar...

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Lajmet e Fundit