Putini është parë duke çaluar në “Ditën e Fitores” gjithashtu i mbuluar me një qebe derisa ishte ulur

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti rus, 69 vjeç, mori pjesë në ngjarjen – që përkujton dorëzimin e Gjermanisë naziste në vitin 1945 derisa mbajti edhe një fjalim.

Por në disa pika – duke përfshirë edhe momentin kur la podiumin për fjalime, dhe shkoi te Varri i Ushtarit të Panjohur për të vendosur një kurorë – Putini dukej se po ecte me një hap të rëndë, sikur po përpiqej të fshehte një çalim.

Dhe, gjatë paradës, ai u pa i ulur me një batanije mbi gjunjë, pavarësisht se veteranët geriatrikë të luftës ishin ulur rreth tij me prehër të zbuluar.

Secili nga këto incidente do të ishte mjaft i lehtë për t’u hedhur poshtë – por së bashku ato do të bëjnë pak për të larguar thashethemet e vazhdueshme se Putini po përballet me probleme shëndetësore. /Telegrafi/

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Lajmet e Fundit