Arsenali e ka prioritet transferimin e Gabriel Jesus

Gabriel Jesus pritet të jetë ndër futbollistët e parë që do të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar veror.

Ardhja e Erling Haaland i pakëson edhe më shumë minutat brazilianit nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola.

Reprezentuesi brazilian po kërkohet me ngulm nga Arsenali dhe tanimë ka pasur bisedimeve mes drejtuesve londinez dhe agjentit të lojtarit.

Ka qenë vet agjenti i Gabriel Jesus, Marcello Pettinati që ka thënë se kanë pasur biseda me drejtuesit e Arsenalit.

“Ne kemi biseduar me Arsenalin. Është një projekt që na pëlqen dhe është një mundësi reale për të cilën jemi duke diskutuar”.

“Megjithatë, janë edhe gjashtë skuadra të tjera të interesuara për sulmuesin brazilian. Le të shohim në fund të sezonit se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Pettinati për The Guardian.

City është gati ta shes yllin brazilian dhe synon që nga largimi i tij të fitoj 50 milionë euro.

25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 39 ndeshje me Cityn në të gjitha garat, ku ka shënuar 13 gola e ka asistuar në 12 të tjerë. /Telegrafi/

Më Shumë

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Sot nis edicioni i katërt i Rock & Blues Music Festival në Prizren

Prizreni nga sot do të jetë qendra e adhuruesve të muzikës rock dhe blues, pasi sonte nis edicioni i katërt i “Rock & Blues...

Lajmet e Fundit