2.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Suharekë: Grushtohet 55 vjeçari

Një ngatërresë mes dy personave ka ndodhur dje në fshatin Studençan të Suharekës,  në orët e mbrëmjes.

Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në sulm fizik, ku për pasojë, një 55-vjeçar ka pësuar lëndime trupore.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në një pjesë të fshatit, ku të të rinjtë ishin duke e zhvilluar një lojë futbolli, kur papritmas i dyshuari i ka shkuar viktimës derisa ishte i ulur dhe e ka grushtuar në kokë e fytyrë, duke i shkaktuar plagë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se i dyshuari M.J., 53-vjeçar i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës, për çka ka kërkuar trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Në momentin që njësia policore i është përgjigjur rastit, duke dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari ka arritur të ikë.  

Sipas të njëjtave burime, me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”, teksa kanë nisur hetimet për sigurimin e prezencës së të dyshuarit për këtë rast.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Rrahje masive në Atmaxhë të Prizrenit

Disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. "Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një...

Gjimnazi ‘Gjon Buzuku’ përuron tetë SMART Board

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka përfunduar me sukses projektin e pajisjes së tetë klasave me tabela të mençura (SMART Board), një hap i...

Lajmet e Fundit