3 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Beogradi premton hetim për ata që fshehën varrezën e Rashkës

Bruno VekaricSerbia thotë se e ka seriozisht në përpjekjen për të gjetur mbetjet mortore të të gjitha viktimave shqiptare të luftës në Kosovë, të cilat ishin bartur në Serbi.

Zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekaric, në një intervistë dhënë KTV-së, ka thënë se janë bërë përpjekje me vite të tëra për ta zbuluar varrezën në Rashkë dhe me sofistikimin e mjeteve të gjurmimit, janë zbuluar mbetjet mortore.

Vekaric ka theksuar se kishte pasur presione politike nga Kosova për këtë çështje, porse Prokuroria e ka bërë punën e vet e pandikuar nga politika.

Sipas tij, organet e drejtësisë në Beograd do të hetojnë edhe ata që e kanë fshehur varrezën, duke e quajtur këtë krim të dyfishtë.

Sipas Vekaricit, zhvarrosja e mbetjeve mortore do të kryhet sa më shpejt që është e mundur, por identifikimi dhe numri i saktë i gjetjeve mund të marrë kohë.

Ndërkohë pala kosovare pret që procesi i zhvarrosjes të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. Konsiderohet se në këtë varrezë masive gjenden trupat e së paku 250 viktimave civile të luftës në Kosovë.

Më Shumë

Barnatorja Qendrore në Rahovec nis punën me dy ndërrime

Nga dita e nesërme, Barnatorja Qendrore në kuadër të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të funksionojë me dy ndërrime, duke mundësuar shërbime...

Hetime për vdekjen e një personi në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 shkurt 2026, rreth orës 15:32, është raportuar një rast i vdekjes në komunën e Rahovecit. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit