8.4 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Kriza ushqimore globale, Britania paralajmëron për rritje “apokaliptike” të çmimeve

Britania e Madhe paralajmëron rritje “apokaliptike” të çmimeve të ushqimeve në mbarë botën. Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, tha se kriza globale e nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, është një shqetësim madhor, jo vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, por edhe për ekonomitë në zhvillim.

“Kam frikë se do të dukem apokaliptik kur të flas për furnizimet me ushqime”, u shpreh ai, duke folur në Komitetin e Thesarit të Parlamentit britanik, teksa zbuloi disa nga bisedat që zhvilloi në takimin e pranverës së FMN-së, para një muaji, në Uashington.

Guvernatori i Bankës së Anglisë sqaroi se ministri ukrainas i Financave i kishte konfirmuar se qeveria e Kievit ka ushqime në magazina, por nuk mund t’i eksportojë ato, gjithashtu ishte shprehur optimist për të mbjellat e këtij viti, por për momentin nuk janë kushtet për të çuar dërgesa jashtë vendit:

“Momentalisht, situata po përkeqësohet dhe ky është një shqetësim madhor dhe më duhet t’ju them se nuk është vetëm për këtë vend, por është shqetësim madhor edhe për botën e zhvilluar gjithashtu. Dhe kështu që, ndjesë që po bëhem apokaliptik për një moment, por është një shqetësim madhor”.

Çmimet e produkteve ushqimore, konfirmoi Bailey, do të ndikohen nga lufta në Ukrainë, që është një vend prodhues kryesor global i grurit dhe vajit të gatimit. Megjithatë, kreu i Bankës britanike refuzoi rritjen e normave të interesit për t’i paraprirë rritjes së çmimeve.

“Nuk mund të parashikojmë luftërat”, u shpreh ai.

Ndërsa një tjetër zyrtar i Bankës së Anglisë tha se nuk kishte politika monetare që mund të vendoseshin në zbatim më përpara për të ruajtur nivelin e inflacionit në 2% këtë vit. Në muajin mars, norma e inflacionit të çmimit të konsumit arriti në 7% dhe ekonomistët paralajmërojnë se mund të shkojë deri në 9.1%, niveli më i lartë që prej vitit 1982. /a2cnn

Më Shumë

Arrestohet një burrë në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

  Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj familjarëve të tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur më...

Vajza me probleme psiqike rrah nënën në Malishevë

Në Malishevë është raportuar një rast i dhunës në familje. Sipas policisë, ankuesja ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj, e cila...

Lajmet e Fundit