Situata në Donbas “jashtëzakonisht e vështirë”, thotë Zelensk

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në fjalimin e tij të mbrëmjes së të shtunës se “situata në Donbas është jashtëzakonisht e vështirë”, pasi ushtria ruse ka përshkallëzuar sulmet në Slovyansk dhe Severodonetsk gjatë ditëve të fundit.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës po e pengojnë këtë ofensivë. Çdo ditë që mbrojtësit tanë heqin dorë nga këto plane sulmuese të Rusisë, duke i prishur ato, është një kontribut konkret në afrimin e ditës kryesore”, tha Zelensky.

“Asnjë sulm rus; as me raketa në rajonin Rivne, as me artileri në rajonin e Kharkiv apo Sumy, as nga të gjitha armët e mundshme në Donbas, nuk do t’i japin Rusisë ndonjë rezultat”, shtoi ai, raporton CNN,

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit