Nga ura ra në lumë, policia jep detaje për vdekjen e fëmijës në Dragash

Një fëmijë është sjellë dje pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash.

Sipas policisë dyshohet se fëmija derisa kishte qenë duke luajtur me disa bashkëmoshatarë nga një urë kishte rënë në lumin e fshatit dhe si pasoj ka ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË /Dragash, 22.05.2022 – 18:35. Është raportuar se fëmiu, viktima mashkull kosovar, ishte sjellë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash pa shenja jete. Dyshohet se fëmiu derisa kishte qenë duke luajtur me disa bashkëmoshatarë nga një urë kishte rënë në lumin e fshatit dhe si pasoj ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në QKMF Dragash. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Më Shumë

Tragjedia në Suharekë – Goditet nga rrufeja, trupin e bartën 1 kilometër babai dhe vëllai

Puna në bjeshkët e Dellocit u kthye në tragjedi për familjen Bajselmani nga Suhareka. Kjo pasi rrugëtimi i tyre i zakonshëm në këto bjeshkë përfundoi...

DokuFest shpall 10 projektet e përzgjedhura për Short Film Forum 2026

DokuFest ka bërë të ditur përzgjedhjen e dhjetë projekteve që do të marrin pjesë në edicionin 2026 të Short Film Forum, i cili do...

Lajmet e Fundit