10.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Protesta për tërheqjen e 30 përqindëshit nga Trusti

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, do t’i bashkohet protestës që po organizohet nga qytetarët për të kërkuar tërheqjen e 30 përqindëshit nga Trusti.

Haxhiu në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se ka qenë zëri i qytetarëve për këtë çështje gjatë gjithë kohës dhe se për këtë arsye do të jetë edhe pjesë e protestës.

“Ne kemi proceduar Projektligjin për Trustin në Kuvend, jemi pro kërkesë së qytetarëve, kam qenë zëri i tyre gjatë kësaj periudhe për miratimin e Projektligjit për Trustin dhe do të jem me qytetarët edhe të enjten në protestë”, ka thënë Haxhiu.

Protesta është paralajmëruar për të enjten nga ora 12:00 para objektit të Kuvendit për t’iu bërë thirrje deputetëve që ta votojnë këtë projektligj. Kjo thirrje u bë në një grup në Facebook që është pro tërheqjes së parave nga Trusti e i cili ka mbi 26 mijë anëtarë.

Më herët, për këtë çështje është deklaruar kundër ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili madje edhe kritikoi Qeverinë Hoti për ndarjen e 10% të mjeteve nga Trusti, duke e cilësuar si “politikë e papërgjegjshme”. Ai ka thënë se një tërheqje tjetër e parave të Trustit do të krijonte “presione të reja inflacionare”.

Më Shumë

Policia në Prizren hap dyert për nxënësit, ligjërohet për sigurinë në trafik

Stacioni Policor Prizren-Veri ka mirëpritur sot një grup nxënësish nga një kolegj i qytetit, në kuadër të aktiviteteve edukative për rritjen e ndërgjegjësimit mbi...

Vjedhje në një shkollë në Sallagrazhdë, dy të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë në fshatin Sallagrazhdë të komunës së Suharekës. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit