21.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Qeveria ndan edhe 35 milionë euro për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomik

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar tri vendime.

Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e sotme, me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është emëruar kryeinspektori i Inspektoratit të Punës në Kosovë, thuhet në komunikatë.

Sipas vendimit, Hekuran Nikçi është emëruar në këtë pozitë për një mandat katërvjeçar. Kryeinspektori i emëruar, sipas këtij vendimi, do të kryejë detyrat dhe funksionet e përcaktuara me Ligjin për Inspektoratin e Punës.

Derisa, siç thuhet në komunikatë, qeveria i ka ndarë edhe 35 milionë euro për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike

Pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe masën 4.4 – Mbështetja e sigurisë. Sipas vendimit, janë ndarë 35 milionë euro (35,000,000,00 euro) për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe 35 mijë euro (35,000.00 euro) për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë.

Në këtë mbledhje elektronike po ashtu janë miratuar në parim kërkesat e ndërmarrjeve publike për huamarrje deri në 34 milionë e 275 mijë euro (34,275,000.00 euro), thuhet tutje.

Për KOSTT Sh.A. është aprovuar vlera e huamarrjes deri në 26 milionë e 500 mijë euro (26,500,000.00 euro) ndërkaq për Telekomin e Kosovës Sh.A., 7 milionë e 775 mijë euro (7,775,000.00 euro).

Më Shumë

Driton Selmanaj i LDK-së shpalos vizionin për zhvillimin e Prizrenit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka prezantuar sonte programin dhe vizionin e tij për zhvillimin e...

Hamit Gurguri prezanton veprimtarinë krijuese në Rahovec

Në kuadër të atmosferës festive të “Festës së Vjeljes së Rrushit” në Rahovec, Klubi letrar “Xhevdet Bajraj” organizoi një aktivitet kulturor me rastin e...

Lajmet e Fundit