Kërkohet paraburgim për të riun që gjuajti me kallash në një lokal në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj E.R. që u ndalua për 48 orë pasi dyshohet për të shtëna me kallash në një lokal në Prizren.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali zëdhënësja e Prokurorisë, Fitore Mehmetim e cila ka thënë se ekziston dyshimi i bazuar se Reshani ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Reshani ishte shpallur në kërkim nga 11 maji, kur dyshohet se me armë automatike ka shtënë disa herë në një lokal.

Më Shumë

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit