27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Edukimi parafillor nga viti i ardhshëm do të jetë obligativ

Shumë prindër në mungesë të çerdheve publike detyrohen të paguajnë shumë para për kopshte private. E numri i madh i fëmijëve nëpër grupe në institucionet parashkollore publike, bënë që planprogramet të mos realizohen si duhet.

Qeveria ka paraparë të ndërtohen 50 çerdhe për të cilat janë ndarë 5 milionë euro përderisa edukimi parafillor nga viti 2023 do të jetë obligativ.

Delona Plakaj është 5 vjeç. Vjersha dhe shumë mësime të tjera edukative ajo së bashku me fëmijët e tjerë të kopshtit i mësuan nga edukatoret.

Delona është me fat, që është pjesë e çerdhes publike “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, pasi si i vetmi institucion parashkollor publik në këtë qytete ofron edukimin parashkollor për moshën 5 dhe 6 vjeç të fëmijëve.

“Duke e parë se numri i banorëve është shumë i madh të ketë edhe një çerdhe tjetër do të ishte shumë mirë për të ardhmen”, thotë edukatorja Fatbardha Berisha.

Ndërtimi i çerdheve nëpër komuna pritet të realizohet pasi këtë premtim e ka dhënë i pari i i ekzekutivit, Albin Kurti.

E në buxhetin për vitin 2022, i cili u miratua në dhjetorin e vitit 2021, u ndanë 5 milion euro për ndërtimin e këtyre çerdheve.

“Ndërtimi i çerdheve të reja qoftë këtu afër, qoftë edhe në lagje do të reja e shkarkon këtë ngarkesë dhe ju ofron mundësi më të madhe edhe prindërve edhe fëmijëve që të përfshihen.”, tha drejtoresha e Institucionit Publik “Lulevera”.

Kritikat vazhdimisht janë për përfshirje të vogël të fëmijëve në edukimin e hershëm, i cili sipas raportit të progresit është vetëm 18%.

Ministria e Arsimit në dhjetor të vitit të kaluar mori vendim ku themeloi Komitetin Këshillues për Edukim në Fëmijëri të Hershme. Në këtë Komitet marrin pjesë një gamë e gjerë drejtuesish të institucioneve qendrore të cilët gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti janë takuar për të harmonizuar qëllimet dhe synimet për përfshirjen e fëmijëve në edukimin e hershëm.

Edukimi parafillor për moshën 5 dhe 6 vjeç nga viti i ardhshëm do të jetë obligativ në Kosovë.

 

Më Shumë

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 35°C

Moti për sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C,...

Elmando Gjini huazohet te Vllaznia e Shkodrës

Ballkani ka zyrtarizuar sot huazimin e mesfushorit të ri Elmando Gjini te KF Vllaznia e Shkodrës. Sipas njoftimit të klubit nga Suhareka, marrëveshja është...

Lajmet e Fundit