9.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë – burri rrah gruan dhe vëllai vëllanë

Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Mitrovicë.

Prishtinë 30.05.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prizren 30.05.2022 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 2.13 promil. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të ndalet në ndalim policor.

Gjakovë 30.05.2022 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, viktimës mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar të merr trajtim mjekësor. I dyshuari ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit me 1.88 promila. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë 30.05.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe së bashku me dy vajzat e saj është vendosur në strehimore në Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Policia në Prizren thotë se në vitin 2025 veprat penale shënuan ulje prej 2.7%

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2025, aty ku thuhet se është shënuar një ulje prej...

Fatjona Kasapi e bronztë në Sofia European Open 2026

Në xhiron e parë xhudistja Fatjona Kasapi mposhti me Ippon, Maria Eleni Gogua nga Greqia. Në të dytën mposhti me 2 Yuko, Sugdiyona Rafkatova nga...

Lajmet e Fundit