Kanosen dy zyrtarë të Komunës së Malishevës

Dy zyrtarë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunë të Malishevës janë kanosur nga një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Llandroviq, të Malishevës.

Tutje në raport, thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.

“Dy zyrtarë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në komunë të Malishevës, janë kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /

Më Shumë

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Lajmet e Fundit