Prizren, 18 vjeçari recidivist vjedh 300 euro në xhami (VIDEO)

Një 18 vjeçari iu deshtë ti ndërroj tre palë veshje, për të marrë 300 euro nga arka e  xhamisë “Sinan Katib” në Prizren.

 

Me të parat hyri dhe vëzhgoi situatën brenda, me rrobat e dyta u sigurua ta largoj nga vendi arkën e sadakasë, derisa me të tretat e arriti qëllimin duke marr me vete kutin me para, njofton Klankosova.tv.

Menjëherë pas namazit të drekës, na ka prite deri kemi dal, ka zbrit poshtë me të hyrë në xhami e ka largu kamerën anash mirëpo nuk ka pas njohuri që kemi pas edhe kamera tjera”, ka thënë Osman Bekteshi, Imam i xhamisë “Sinan Katib”

Kjo ngjarje i mërziti fort edhe xhematlinjët.

Jena të shqetësuam se jo veç që po vjedhin monedha po, po kryhen edhe krime të ndryshme”, ka thënë një qytetarë.

Me mjetet e vjedhura  ishte e planifikuar të kryheshin pagesat e faturave të rrymës si dhe shërbime të tjera për xhaminë.

Ndërkohë i dyshuar u arrestua shpejt, pasi  nuk ishte i panjohur për forcat e rendit për shkak se  njihet edhe për vepra të tjera të ngjashme.

Më Shumë

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e SHBA-së që Kosova të bashkohet në projektin e gazit amerikan....

Lajmet e Fundit