11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Eriksen pritet të rikthehet te ish-skuadra e tij

Christian Eriksen është kthyer të jetë një futbollist i kërkuar në këtë afat kalimtar veror, saktësisht një vit pas dramës që rrezikoi të përfundonte në një tragjedi.

Danezi pati një arrest kardiak në ndeshjen e Euro 2020 në mes të Danimarkës dhe Finlandës, pas së cilës as që mendohej se do të rikthehej në fushat e blerta.

Megjithatë, Eriksen shkëputi kontratën e tij me Inter-in në atë kohë, pastaj u transferua te skuadra angleze, Brentford, me të cilët kishte nënshkruar kontratë një-vjeçare.

 

 

30 vjeçari pati paraqitje shumë të mira me skuadrën londineze, ku në 11 ndeshje shënoi një gol dhe dhuroi katër asistime.

Tani Eriksen po kërkohet nga disa klube të mëdha në Angli dhe jo vetëm, megjithatë siç duket ai ka vendosur që të transferohet të një ish-skuadër e tij.

Bëhet fjalë për Tottenham-in, ku medium anglez “The Atletic” shkruan se Eriksen ka vendosur ta pranojë ofertën për tu bashkuar në sezonin e ardhshëm.

Interesim shumë të madh shfaqi edhe Manchester United, por mediumi i larcekur shkruan se Eriksen ka vendosur të qëndrojë në qytetin e Londrës, duke u rikthyer te skuadra që luajti dikur, si dhe të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë që Eriksen luajti për shtatë sezone me fanellën e Tottenham-it, gjatë viteve 2013 deri 2020, ku lujati 305 ndeshje, duke shënuar 69 gola.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Dy klube të reja në volejbollin kosovar: KV Prizreni dhe KV Alpha

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka bërë të ditur se skenës së volejbollit tonë i janë shtuar edhe dy klube të reja. FVK-ja njoftoi...

Tentim vrasje në Dragash: Dyshohet se dhëndri e ka plagosur vjehrrin

Një tentim-vrasje ka ndodhur sot në Dragash. Dyshohet se dhëndri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vjehrrit të tij. Si pasojë ai ka...

Lajmet e Fundit