Posta e Kosovës lanson pullën postare “Paqe globale”

Posta e Kosovës sot ka lëshuar në qarkullim emisionin e jashtëzakonshëm të pullës postare me titull “Paqe globale”.

Përmes këtyre pullave postare për të promovuar vlerën e paqes, ndonëse shteti i Kosovës pati një rrugëtim të gjatë e të përgjakur me luftëra e sakrifica shekullore derisa e fitoi lirinë.

Kur UNESCO-ja në vitin 1945, pas luftërave që përgjakën botën, parashtroi dilemën se ‘’Çfarë mund të bëjmë për të promovuar paqe në botë?’’, populli shqiptar endej rrugëve të botës nga dyndjet e spastrimet etnike për të gjetur paqe gjetiu. Ka bërë të ditur Posta përmes një njoftimi sot.

“Populli ynë ëndërrojë dhe u përpoq me shekuj duke ruajtur paqen në mes njerëzve për të mos dalluar etninë, përkatësinë fetare, racore e gjuhën e secilit, për të zgjidhur dilemën e parashtruar se: Çelësi i botës ku duam të jetojmë në paqe së bashku është pranimi i dallimit në mes të njerëzve, sepse diversiteti e bën botën edhe më të bukur, prandaj ne duhet të kemi aftësinë për të dëgjuar, njohur, respektuar dhe vlerësuar të tjerët, pa dallim”, thuhet në njoftim.

“Që jetës sonë t’i japim kuptim dhe ta plotësojmë boshllëkun që kemi përbrenda, na mjafton të pyesim: E unë, ç ‘bëj për t’i dhuruar pakëz paqe kësaj bote gjithnjë në luftë?

Kësaj pyetjeje i përgjigjet e madhja jonë Nënë Tereza kur thotë: “Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe,”, përfundon njoftimi për medie.RTKLIVE

                                                                                                                                                 

Më Shumë

Kryetari i Malishevës bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Safet e Sabit Hazrolli, Dituni...

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Lajmet e Fundit