11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Dënohet me 1 mijë e 600 euro gjobë i akuzuari për ndërtime pa leje në Prevallë

Gjykata Themelore në Prizren, këtë të hënë, e ka dënuar me 1 mijë e 600 euro gjobë të akuzuarin B.K për ndërtim pa leje në fshatin Prevallë.

Fillimisht, gjykata ndaj të akuzuarit B.K ka shqiptuar dënimin prej 6 muajve burgim, por i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit është zëvendësuar me dënim me gjobë, raporton Betimi për Drejtësi.

Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese brenda 15 dite nga pranimi i aktgjykimit.

Ndryshe i akuzuari B.K, në seancën e 6 qershorit 2022, ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën ngarkohej.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, më 8 shkurt 2022, B.K nga 16 shtator 2021 deri më 9 nëntor 2021, akuzohet se në fshatin Prevallë, në njësinë menaxhuese Gornisellë, saktësisht në zonën e tretë, afër rrugës kryesore “Prevallë – Shtërpcë”, ka kryer punime ndërtimore të kundërligjshme, në zonën e cila sipas ligjit përbën zonë të mbrojtur.

Bazuar në aktakuzë, i njëjti pa leje ndërtimore të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, në kundërshtim me nenin 14 të Ligjit për Ndërtim 04/L-110, bënë ndërtimin e tri mureve mbrojtëse si dhe një pllakë betoni, me material të vrazhdë, duke ndërhyrë në natyrë të Parkut Kombëtar “Sharri”.

Me këto veprime po akuzohet se ka kryer veprën penale “Ndërtimi pa leje” nga neni 359 paragarf 4 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e...

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2038 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit