15 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Prizren, Suharekë/ Dy raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit, të paktën 4 raste janë raportuar në Policinë e Kosovës për shkaktim të dhunës në familje.

Një prej rasteve është raportuar të martën në mbrëmje, në Podujevë, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka rrahur fizikisht dy vëllezërit e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Një tjetër viktimë e dhunës në familje dyshohet se ka qenë një grua, shtetase e Shqipërisë e cila sipas policisë ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është sulmuar nga partneri me të cilin bashkëjeton.

“I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar” është thënë në njoftimin e PK-së. Ky rast ka ndodhur në Prizren.

Ndërkaq, në Suharekë është arrestuar një burrë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje” është thënë tutje në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, edhe në Prizren një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Fshati që pret

Nga Shkëlzen Çoçaj Fshati që dikur këndonte, tash gjumi e ka mbuluar. Shtëpitë e zbrazura mbajnë ende kujtime, era rrëmben gjurmët e fëmijërisë. Banorët u shpërndanë larg, në qytete të...

Nis ndërtimi i murit me kalldrëm përgjatë Lumbardhit në Prizren

Kanë nisur punimet për ndërtimin e murit me kalldrëm përgjatë Lumbardhit, në segmentin mes Urës së Gurit dhe Urës Arasta. Projekti, i realizuar nga...

Lajmet e Fundit