Theret me thikë një 15 vjeçar në Prizren

Një 15 vjeçar është ther aksidentalisht me thikë në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Reshat Krajgdiu’.

15 vjeçar i është therur aksidentalisht me thikë nga shoku i tij 13 vjeçar me të cilin po luanin, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e lëndimeve që mori nga therja me thikë, i mituri është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren.

Gjendja shëndetësore e viktimës është stabile dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat se si ka ndodhur rasti.

Më Shumë

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është mbajtur takim me asamblistët e kësaj...

Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore. Lajmin për Gazetën Express...

Lajmet e Fundit