Sot seanca e Kuvendit për Trustin

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të hidhet në votim Projektligji për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit.

Kjo me iniciativë të Partisë Demokratike të Kosovës, të mbështetur nga partitë e tjera opozitare.

Por Lëvizja Vetëvendosje përgjithësisht vazhdon ta ruajë qëndrimin që nuk do të votojnë për një tërheqje të Trustit.

Seanca e Kuvendit fillon në ora 10:00. E nëse votohet projektligji atëherë kalon në parim për të ardhur sërish në Kuvend.

E para se të trajtohet Trusti, do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022. /Express

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit