Prizren/ E raportoi veturën të vjedhur në polici, pronari harron vendin se ku e kishte parkuar

Një qytetar nga Prizreni ditën e djeshme e kishte raportuar në polici veturën e tij si të vjedhur, pasi që i njëjti ka pretenduar se dikush kishte tentuar t’ia vjedh.

Ndërkaq, sot i njëjti është paraqitur sërish në polici, duke deklaruar se vetura nuk është vjedhur, por e ka harruar vendin se ku e kishte parkuar.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi për Gazetën Sinjali bëri të ditur se vetura në fjalë është gjetur në një parking të automjeteve në tregun e gjelbër në Prizren.

Pronari e ka raportuar si rast vjedhje, po sot vetura e raportuar si rast i vjedhjes është gjetur në një parking të automjeteve në tregun e gjelbër në Prizren”, deklaroi ai.

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Lajmet e Fundit