Suharekë: 32 vjeçari ia ngacmon seksualisht gruan vëllait që gjendet në Zvicër

Një rrahje në mes të disa familjarëve ka ndodhur mbrëmë në Studençan të Suharekës, si pasojë e një rasti të ngacmimit seksual, ku dyshohet se është i përfshirë njëri prej tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njëri nga të dyshuarit e ka ngacmuar seksualisht kunatën e tij, gruan e vëllait, i cili nuk gjendet në Kosovë. Për shkak të ngacmimit, plasi sherri mes tij dhe disa familjarëve, për çka u desh intervenimi i Policisë.

Viktima e këtij rasti, një grua 30-vjeçare ka deklaruar para zyratërve policorë se e ka njoftuar bashkëshortin i cili ndodhet në Zvicër për rastin e ngacmimit nga vëllai i tij dhe më pas është larguar nga shtëpia.

Policia ka arrestuar të dyshuarin për këtë rast, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor prej 48 orësh.

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit