Florian Marku jep lajmin e madh: Ndeshje në “Air Albania”

Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka lajmëruar për ndeshjen e tij të radhës. Ajo do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Marku ka njoftuar tifozët e tij nëpërmjet një statusi në Facebook se ndeshja do të zhvillohet këtë verë.

“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo që janë nëpër botë. Dua t’ju lajmëroj se ndeshja në stadiumin ‘Air Albania’ për këtë verë është vendosur”, shkruan Marku.

“Të shtunën iu tregoj datën e çdo detaj tjetër. Që kur kam qenë fëmijë ëndrra ime ka qenë të ndeshem në mes të Shqipërisë para jush. Mezi pres”, përfundoi ai.

Për herë të fundit në ring, Marku ishte më 2 prill të këtij viti, kur triumfoi ndaj Chris Jenkins në Newcastle, Angli. Ndeshje në të cilën mbrojti titullin ndërkombëtar IBF për peshat e lehta.

 

Lushnjari pas një serie grushtash, arriti ta nxirrte me KO britanikun në raundin e katërt.

Në karrierën e tij si profesionist ai numëron 11 fitore, shtatë nga të cilat me KO.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Ballkani U19 shpallet kampion i Kosovës, siguron pjesëmarrjen në Evropë

Ekipi U19 i Ballkanit është shpallur kampion i Kosovës për sezonin 2025/26, duke kurorëzuar me sukses një edicion të jashtëzakonshëm në futbollin e grupmoshave Me...

Edicioni i katërt i “Prizren Rock & Blues Festival”, spektakolar dhe energjik si asnjëherë më parë

Më 3, 4 dhe 5 korrik, në tri net magjike, në dy skena gjigante, në lokacionin përballë kompleksit sportiv “Sezai Surroi”, ngjiten virtuozët vendorë...

Lajmet e Fundit