Peticioni për Trustin – kaq qytetarë kanë nënshkruar deri më tash

7 mijë qytetarë deri më tash e kanë nënshkruar Projektligjin për tërheqjen e një pjese të Trustit.

Një nga organizatorët e këtij peticioni, Afrim Berisha, i ka thënë EO të mërkurën se presin të arrijnë deri 10 mijë nënshkrime për të iniciuar sërish projektligjin.

Ai ka thënë se interesimi i qytetarëve për të nënshkruar është i madh, dhe se për mbledhjen e këtyre nënshkrimeve janë në disa komuna të Kosovës, teksa shtoi se janë të bindur se ky numër do të tejkalohet.

“Nënshkrimi i peticionit për trustin është shumë në rregull duke shkuar, janë njerëzit shumë të interesuar. Jemi duke punuar qe tri ditë prej orës 11:00 deri në pra 22:00 në mbrëmje. Janë nëpër pika të Kosovës, Lipjan, Prizren, Fushë-Kosovë, dhe sipas informatave afro 7000-8000 janë që kanë nënshkruar. Po presim deri të premten, dhe të shikojmë  interesimin e qytetarëve”, tha ai.

“Nuk hezitojnë vijnë, kanë shumë shpresë që do t’i marrin dhe kemi shpresa që më shumë se 10.000 nënshkrime do të bëhen deri të premten”, ka deklaruar ai.

Më Shumë

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Ballkani U19 shpallet kampion i Kosovës, siguron pjesëmarrjen në Evropë

Ekipi U19 i Ballkanit është shpallur kampion i Kosovës për sezonin 2025/26, duke kurorëzuar me sukses një edicion të jashtëzakonshëm në futbollin e grupmoshave Me...

Lajmet e Fundit