Familja në dasmë, hajnat hyjnë në një shtëpi në Prizren dhe vjedhin stoli ari në vlerë prej 8 mijë euro

Hajnat kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie në Prizren.

Në shtëpi  nuk ndodhej askush, pasi e gjithë familja kishin shkuar në një dasmë.

Rasti është denoncuar në polici nga pronari i shtëpisë, i cili ka deklaruar para hetuesve policorë se me t’u kthyer në shtëpi kishte vërejtur se dikush ka depërtuar brenda përmes dritares dhe kanë vjedhur 8 mijë euro stoli dhe 4 telefona mobilë.

 

 

Pas raportimit të rastit, njësitë policore iu janë përgjigjur rastit dhe është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për kapjen e të dyshuarve.Gazeta Sinjali

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit