Barcelona dhe Watford finalizojnë marrëveshjen për Mana

Barcelona ka arritur marrëveshjen me skuadrën angleze të Watford-it për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Rei Manaj.

Sulmuesi ka qenë në ambientet e klubit të ri gjatë të martës, por nuk ka kryer vizitat mjeksore, raporon katalanasja “Mundo Deportivo”.

Arsyeja se përse Manaj nuk ka kryer vizitat mjeksore ditën e djeshme ishte sepse klubet nuk kishin arritur marrëveshjen përfundimtare.

Lojtari ka dhënë “ok” e tij për të kaluar në Angli. Palët janë afër dhe detajet e fundit e ndajnë nga zyrtarizimi.

Manaj mund të huazohet për një sezon te Watford. Ndërsa në verën e ardhshme ai do të përfundonte kontratën me Barcelona-n.

Lushnjari sezonin e fundit ishte i huazuar në Serie A te skuadra e Spezia-s. Italianët nuk ekzekutuan të drejten e blerjes së kartonit të tij për 2.7 milionë euro.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Osmani nga Prizreni: Shqiptarët fitojnë kur bashkohen dhe humbin kur përçahen

Në një tubim të madh me qytetarë në Prizren, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e LDK-së për mandat të dytë, Vjosa Osmani,...

Sekuestrohen mbi 3,400 aksesorë telefonikë në Terminalin Doganor në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara si produkte që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, në kuadër të...

Lajmet e Fundit